• e mërkurë, 07 tetor 2026

Merc: Tentimet për ndalesë të AfD-së nuk do ta "zgjidhin problemin"

Merc: Tentimet për ndalesë të AfD-së nuk do ta

Berlin, 10 shtator 2026 (MIA) - Kancelari gjerman, Fridrih Merc i kritikoi thirrjet e ripërtërira për ndalesë të partisë së djathtë ekstreme "Alternativa për Gjermaninë" (AfD), duke cekur se ata nuk do ta "zgjidhin problemin".

Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e Këshillit të Evropës, Antonio Koshta në Berlin, deklaroi se nuk beson se ndalesa do ta "zgjidhte problemin për të cilin votuesit e partisë në Gjermani konsideron se ekziston".

Partia e djathtë ekstreme para tre ditëve realizoi fitore bindëse në krahinën lindore Saksoni-Anhalt dhe për pak nuk fitoi shumicën absolute me 43,8 për qind të votave të fituara.

Pas fitores, kryeministri i krahinës më të madhe gjermane sërish bëri thirrje për hetim të Gjykatës federale kushtetuese për qëndrimet kundërkushtetuese të partisë, me qëllim që të shqyrtohet mundësia për ndalimin e saj.

Hendrik Vist, i cili e kryeson krahinën perëndimore Rajna Veriore-Vestfalia, deklaroi se komisioni i ekspertëve duhet ta hetojë AfD-në, të cilën e përshkruajti si "parti e cila, së paku në disa shtete federale, ndjekë qëllime kundërkushtetuese".

Sipas legjislaturës gjermane, Gjykata federale kushtetuese mund të ndalojë një parti politike, jo vetëm nëse ajo edhe zyrtarisht kërkohet nga njëra prej dy dhomave të Parlamentit apo nga qeveritë federale.

Propozimi i Vistit shpejtë u hodh poshtë nga dy kryeministrat krahinorë, ndërsa merci mbrëmë paralajmëroi se kushtet për ndalesë paraqesin "pengesë shumë të lartë".

Vitin e kaluar, agjencitë gjermane të inteligjencës së brendshme e klasifikuan AfD-në si një organizatë ekstremiste të "konfirmuar", ndonëse ky klasifikim u pezullua përkohësisht në pritje të përfundimit të procedurave ligjore kundër partisë. 

Disa degë lokale të partisë në Gjermaninë lindore morën këtë klasifikim, i cili përbën një parakusht për vendosjen e tyre nën mbikëqyrje. ab/

foto/DPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR