Merc: BE-ja do të fillojë proces gradual të integrimit të Ballkanit Perëndimor
- Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se Bashkimi Evropian planifikon të fillojë proces gradual për përfshirjen e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe të dërgojë sinjal se janë të dëshiruara si anëtarë fuqiplotë.
- Post By Besnik Shuki
- 19:39, 5 qershor, 2026
Tivat, 5 qershor 2026 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot deklaroi se Bashkimi Evropian planifikon të fillojë proces gradual për përfshirjen e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe të dërgojë sinjal se janë të dëshiruara si anëtarë fuqiplotë.
"Mesazhi i qartë nga takimi i sotëm është dhe do të mbetet: Ne ju duam. Dhe duam që ky rajon dhe vendet në të të bëhen anëtare të BE-së së shpejti", tha Merc pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat.
Gjermania dhe Franca dje paraqitën një iniciativë të re për të përshpejtuar procesin e pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, duke ofruar përfitime më të mëdha nga integrimi para anëtarësimit të plotë, duke përfshirë qasjen e privilegjuar në tregun e vetëm evropian dhe mundësinë e dërgimit të vëzhguesve në institucionet e BE-së. bsh/
Foto: EPA