• e mërkurë, 22 korrik 2026

Merc: Bashkimi Evropian duhet të tregojë se është gati për zgjerim

Merc: Bashkimi Evropian duhet të tregojë se është gati për zgjerim

Tivat, 5 qershor 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të tregojë qartë se ka vullnet politik dhe se është i përgatitur për zgjerimin, i cili tashmë prej vitesh po vonohet, deklaroi sot kancelari gjerman Fridrih Merc në Samitin Samiti BE – Ballkani Perëndimor në qytetin Tivat në Mali të Zi. 

Merc informoi se për hapat konkretë të ardhshëm për hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union tashmë ka biseduar me Presidentin francez Emanuel Makron. Sipas Kancelarit gjerman, kjo pjesë e Evropës është një pjesë e pandashme e BE-së në një kuptim perspektiv.

Ai gjithashtu drejtoi autokritikë ndaj Brukselit, duke theksuar se fakti që Unioni nuk ka pranuar asnjë shtet të ri anëtar për 13 vjet është një tregues i qartë se vetë Bashkimi Evropian ka bërë disa gabime të vetat në procesin e menaxhimit me zgjerimin. ls/ 

Foto: DPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR