Mediat angleze kritikojnë Tuhelin: E kishim në dorë finalen
- Zhgënjim i madh mbretëron në Angli, pasi lojtarët anglezë në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror mbrëmë kundër Argjentinës humbën epërsinë dhe me me një disfatë 2-1 mbetën përsëri pa një finale që e kishin pritur prej 60 vitesh.
- Post By Fami Bajrami
- 11:36, 16 korrik, 2026
Londër, 16 korrik 2026 (MIA) – Zhgënjim i madh mbretëron në Angli, pasi lojtarët anglezë në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror mbrëmë kundër Argjentinës humbën epërsinë dhe me me një disfatë 2-1 mbetën përsëri pa një finale që e kishin pritur prej 60 vitesh.
“Leksioni argjentinas shkatërroi ëndrrat e anglezëve për titull. Argjentina e mposhti plotësisht Anglinë me një lojë brilante në pjesën e dytë”, komenton agjencia Rojters.
Servisi britanik Bi-Bi-Si thekson rënien psikologjike të ekipit anglez në përfundimin e ndeshjes së gjysmëfinales në Atllanta.
“Ishte një kthesë mahnitëse dhe dramatike në Atllanta. Anglia e kishte finalen në dorë, por nën presionin e Argjentinës u dorëzua plotësisht”, thekson Bi-Bi-Si.
Shtypi anglez ka qenë, veçmas shumë kritik ndaj trajnerit Tomas Tuhel i cili vendosi ta mbante epërsinë minimale dhe t’i lejonte Argjentinës të merrte iniciativa, që ju kthye si bumerang.
“Vendimi katastrofik i Tomas Tuhelit kundër Argjentinës u penalizua. Pasi mori epërsinë, skuadra e Tuhelit u tërhoq në mbrojtje. Anglezët i lejuan kundërshtarit të tyre të ushtronte presion mbi mbrojtjen e tyre dhe Argjentina e përmbysi rezultatin me dy gola”, shkruan “Dejli star”.
Duke iu referuar historisë, “Dejli mejl” thekson se kjo është hera e tretë që Anglia humb në gjysmëfinale të Kampionatit botëror, pas vitit 1990 ndaj Gjermanisë dhe vitit 2018 ndaj Kroacisë.
“Një tjetër goditje e rëndë për Anglinë. Numri tre nuk është aq magjik, kjo humbje veçanërisht është e dhimbshme”, thekson gazeta.
Foto: EPA