• e martë, 16 qershor 2026

Mediat amerikane shkruajnë se Irani ende disponon me një pjesë të madhe të arsenalit të tij raketor

Mediat amerikane shkruajnë se Irani ende disponon me një pjesë të madhe të arsenalit të tij raketor

Uashington, 13 maj 2026 (MIA) - Irani ende disponon me pjesën më të madhe të sistemeve të tij të raketave mobile dhe arsenalin e raketave, publikuan mediat amerikane duke iu referuar vlerësimeve të besueshme të shërbimeve amerikane të intelegjencës,

Sipas "Njujork tajms", vlerësimet tregojnë se Teherani ka ruajtur rreth 70 për qind të sistemeve mobile të lëshimit dhe të rezervave të raketave të paraluftës. Gjithashtu, gazeta shkruan se Irani përsëri ka qasje në pjesën më të madhe të bazave nëntokësore të raketave dhe rreth 90 për qind të infrastrukturës së tij nëntokësore dhe platformave të lëshimit.

Informacione të ngjashme më parë publikoi edhe "Uashington post", duke iu referuar një funksioneri të lartë amerikan i cili ka thnë se Irani ende disponon me rreth 75 për qind të lançuesve të tij mobil dhe rreth 70 për qind të arsenalit të raketave të kapaciteteve të tij të drejtuara.

Sipas raporteve, udhëheqja iraniane ka arritur të rikthejë në funksion pothuajse të gjitha depot nëntokësore, të riparojë një pjesë të sistemeve të dëmtuara dhe të sigurojë të reja.

"Njujork tajms" thekson se disa zyrtarë të lartë amerikanë janë veçanërisht të shqetësuar për faktin se Iran ka riaktivizuar pozicione raketore përgjatë Ngushticës së Hormuzit.

Përndryshe, aktualisht është në fuqi një armëpushim i brishtë, ndërsa negociatat për përfundimin e konfliktit janë në ngërç.

Presidenti amerikan Donald Tramp ka kritikuar sërish mediat për mënyrën e raportimit për konfliktin me Iranin, duke vlerësuar se pretendimet se "Irani" ushtarakisht "mbahet mirë", përfaqëson "trathti virtuale".

Raportet e mediave amerikane ndryshojnë nga qëndrimi i administratës së SHBA-së, e cila më herët ka pretenduar se Iran është dobësuar ndjeshëm ushtarakisht pas konfliktit që Israeli dhe SHBA-ja e nisën në fund të shkurtit.

 Ndërkohë, ministri amerikan i Mbrojtjes Pit Hegset i ka hedhur poshtë akuzat se lufta me Iran ka shteruar rezervat amerikane të raketave dhe municionit, pas kritikave nga disa demokratë se SHBA-ja mund të bëhet më e cenueshme në rast të një konflikti të ri të madh.

“Ne e dimë saktësisht me çfarë disponojmë. Kemi mjaftueshëm nga ajo që na nevojitet”, deklaroi Hegset para një nënkomiteti të Dhomës së Përfaqësuesve.

Edhe kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Den Kejt, deklaroi se ushtria amerikane ka mjaft municion për detyrat aktuale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR