Me ndryshimin e zakoneve të jetesës, demenca mund të parandalohet ose shtyhet deri në 45 për qind
- Demenca është shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në mbarë botën dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë tek të moshuarit. Sëmundja ndikon në kujtesë, të menduar dhe aftësinë e njerëzve për të bërë jetë të pavarur dhe normale. OBSH-ja rekomandon ndryshimin e zakoneve të jetesës, të cilat, megjithëse nuk ka kurë për sëmundjen, mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së saj deri në 45 përqind.
- Post By Sara Ademi
- 12:54, 17 korrik, 2026
Gjenevë, 17 korrik 2026 (MIA) - Demenca është shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në mbarë botën dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë tek të moshuarit. Sëmundja ndikon në kujtesë, të menduar dhe aftësinë e njerëzve për të bërë jetë të pavarur dhe normale. OBSH-ja rekomandon ndryshimin e zakoneve të jetesës, të cilat, megjithëse nuk ka kurë për sëmundjen, mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së saj deri në 45 përqind.
"Më shumë se 57 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë, ndërsa çdo vit regjistrohen rreth 10 milionë raste të reja", citohet në kumtesën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sëmundja prek kryesisht njerëzit mbi 65 vjeç.
"Forma më e zakonshme e demencës është sëmundja e Alzheimerit, që përbën 60 deri në 70 përqind të të gjitha rasteve, tregojnë raportet mjekësore. Me parandalimin në kohë, zbulimin e hershëm dhe ndërhyrjet e duhura, fillimi i kësaj sëmundjeje mund të parandalohet ose të vonohet.
Organizata shton se profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe hartuesit e politikave publike kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin ose vonimin e fillimit të demencës përmes parandalimit në kohë, zbulimit të hershëm dhe ndërhyrjeve të përshtatshme.
"Që nga viti 2019, njohuritë shkencore në këtë fushë kanë ndryshuar ndjeshëm", njoftoi agjencia e shëndetësisë e KB-së. Qëllimi ynë është njohja e hershme e simptomave dhe trajtimi në kohë dhe i përshtatshëm, thonë nga agjencia. sa/
Foto: MIA arkivi