• e mërkurë, 10 qershor 2026

Mbledhje e Gjykatës kushtetuese me shtatë nisma në rend të ditës

Mbledhje e Gjykatës kushtetuese me shtatë nisma në rend të ditës

Shkup, 20 maj 2026 (MIA) - Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë mbledhjen e 14-të me fillim prej orës 9:30, ku do të shqyrtohen disa nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve ligjore dhe nënligjore nga sfera të ndryshme, përfshirë urbanizmin, mjedisin jetësor, shëndetësinë dhe vetëqeverisjen lokale.

Siç informon Gjykata, është paraparë shqyrtimi i shtatë nismave të cilat përfshijnë dispozita nga Ligji për ndërtim, Ligji për kafshë të egra dhe gjueti, Ligji për menaxhim me mbeturinat, si dhe akte nga fusha e sigurimit shëndetësor dhe vendime nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.

rend dite është informatë rreth lëndës lidhur me dispozita nga Ligji për gjykatat, prëderisa Gjykata do të vendosë edhe rreth projekt-vendimit për vlerësim të nenit 176 paragrafi 2 i Ligjit për mbrojtje të fëmijëve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR