• e mërkurë, 16 korrik 2025

Mbi 40.000 të huaj janë "ngujuar" në Izrael, evakuim presin edhe 22 shtetas nga Maqedonia e Veriut

Mbi 40.000 të huaj janë

Tel-Aviv, 16 qershor 2025 (MIA) - Rreth 40.000 të huaj, shumica turistë, për momentin janë "ngujuar" në Izrael për shkak të konfliktit rrjedhës me Iranin, kumtoi Ministria izraelite e Turizmit. Pas eskalimit të konfliktit, kompanitë ajrore i anukuan fluturimet, duke i detyruar udhëtarët të vendosin nëse do të presin të përfundojë konflikti apo të kërkojnë rrugë alternative nëpër vendet fqinje.

Hapësira ajrore e Izraelit është e mbyllur për komunikacion civil ajror, ndërsa kompania nacionale ajrore izraelitte "El Al Erllajns" kumtoi se i ka anuluar fluturimet deri më 23 qershor. Kufizimi do të vlejë derisa situata e sigurisë të mos përmirësohet.

Dalja më e lehtë është përmes vendkalimit tokësor me Jordaninë fqinje, prej ku fluturimet ende nisin nga aeroporti në Aman.

Ministria e Turizmit e Izraelit hapi linjë telefonike 24-orëshe për ndihmë për udhëtarët, e kapshme në gjuhën hebraike dhe angleze.

Janë kufizuar edhe mundësitë për vizita turistike, muzetë janë mbyllur, ndërsa qasja drejt Qytetit të vjetër të Jerusalemit është ndaluar. Janë mbyllur edhe shumica e qendrave tregtare dhe shitoreve.

Evakuim nga Izraeli dhe kthim në Maqedoni të Veriut presin edhe 22 shtetas tanë të cilët deri më tani kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJdheTJ).

Nga MPJdheTJ dje kumtuan se në rrjedhë janë aktivitete për evakuimin e tyre të shpejtë dhe trabsferin drejt një lokacioni të sigurt, prej ku plotësisht do të organizohet kthimi i tyre në vend.

Përfaqësia diplomatike-konsullare e Maqedonisë së Veriut në Tel-Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtatasit tanë, ndërsa Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme punon në mënyrë aktive për sigurimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për kthimin e tyre të sigurt.

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar të sigurisë në Lindjen e Afërt, paraprakisht, MPJdheTJ u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit, nëse u nevojitet ndihmë konsullare, menjëherë të  kontaktojnë institucionet kompetente përmes SOS telefonave kujdestarë.

Njëherit, u bëhet thirrje shtetasve të përmbahen nga udhëtimet drejt vendeve nga ky rajon, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Për ndihmë dhe asistencë, qytetarët mund të drejtohen në kontaktet e ardhshme: Ambasada e RMV-së në Tel-Aviv - Tel:: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546 Е-posta: telaviv@mfa.gov.mk.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736, Е-posta: globalsos@mfa.gov.mk.

Në kuadër të Ministrisë është formuar shtab krize i cili vazhdimisht e ndjekë gjendjen dhe drejt tij ka qasje 24 orë në ditë për të gjitha nevojat lidhur me ndihmën, mbështetjen dhe asistencën. ab/

Foto: ЕPА/МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR