• e martë, 27 gusht 2024

Mbi 100 persona janë evakuuar nga zjarri në një ndërtesë në Londër

Mbi 100 persona janë evakuuar nga zjarri në një ndërtesë në Londër

 Londër, 26 gusht 2024 (MIA) -  Mbi 100 persona janë evakuuar nga një bllok banesor në lindje të Londrës pasi një zjarr i madh përfshiu ndërtesën gjatë natës, ndërsa 225 zjarrfikës që po përballen me zjarrin.

 Dyzet automjete po përpiqen të shuajnë zjarrin në Fleshvoter Road, në lagjen  Dagenham, që   shpërtheu mbrëmë në orën 2:44, raporton Mirror.

 Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo për shkaqet e zjarrit.

 Shefi i shërbimit zjarrfikës Alan Bendel, i cili ndodhet në vendin e zjarrit, deklaroi se për shkak të tymit të dendur, qytetarët që jetojnë aty pranë nuk duhet të hapin dritaret dhe dyert.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR