• e hënë, 16 nëntor 2026

Mbetemi në politikën e çmimeve më të ulëta për derivatet me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve, thotë Mickoski

Mbetemi në politikën e çmimeve më të ulëta për derivatet me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve, thotë Mickoski

​Shkup, 15 tetor 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nga informacionet që ka marrë nga tregtarët e naftës dhe derivateve të naftës, nuk duhet të pritet mungesë e karburantit dizel deri në fund të këtij viti, dhe nga ajo që ia kanë përcjellë në biseda private, nuk presin probleme me furnizimin as për vitin e ardhshëm. Megjithatë, thotë kryeministri, me udhëheqësinë e OKTA-s kanë diskutuar edhe mundësinë e rifillimit të saj dhe prodhimit të karburantit dizel nga nafta e papërpunuar, veçanërisht pasi rafineria tani është e lidhur me Portin e Selanikut përmes një tubacioni produktesh. Ne, si shtet, theksoi ai, mbetemi të përkushtuar ndaj politikës së çmimeve më të ulëta të karburanteve, me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve.

“Nga ajo që e kam si informacion kthyes nga tregtarët, deri në fund të vitit ne nuk duhet të frikësohemi për çfarëdo lloj mungese. Përkundrazi, gjithashtu jozyrtarisht në biseda private nga ata na u konfirmua se nuk kanë probleme”, tha Mickoski në konferencën për media në Qeveri në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për investim të ri të kompanisë “Kromberg dhe Shubert”. 

Potencoi se në botë kjo përfaqëson sfidë epike, diçka për të cilën, siç tha, flet disa muaj më parë. 

“Si vend, ne mbetemi të përkushtuar ndaj politikës së çmimeve më të ulëta për karburantet, këtu para së gjithash po flas për naftën dhe pa plumb 95 dhe 98 oktan. Tani jemi gjysmë euro për litër më lirë se pothuajse të gjithë fqinjët tanë. Kjo sjell sfidat e veta, sjell frikën e vet, sigurisht, por ne gjithashtu e vlerësojmë që standardi i qytetarëve është i domosdoshëm për ne dhe qëllimi ynë është ta mbrojmë atë sa më shumë që të mundemi. Ne po e bëjmë këtë dhe do të vazhdojmë të sillemi në atë mënyrë”, theksoi Mickoski në përgjigje të pyetjes në lidhje me paralajmërimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për një mungesë të mundshme të naftës në mbarë botën.

Thotë se askush në botë nuk mundet të durojë më shumë se tre muaj pa furnizim të sasive të reja, por edhe Maqedonia. 

“Ajo që është e rëndësishme është se patëm takim me tregtarët më të mëdhenj të derivateve të naftës dhe karburanteve, përfshirë edhe udhëheqësinë e Okta-s. Ne dhamë detyrën për të shqyrtuar mundësinë e rinisjes së procesit të prodhimit të rafinerisë Okta, duke marrë parasysh se tubacioni i produkteve është tani në funksion, domethënë rafineria është e lidhur fizikisht me Portin e Selanikut, në mënyrë që në të ardhmen nafta bruto të mund të sillet dhe të përpunohet në rafineri dhe të përdoret për karburant dizel”, thotë kryeministri.

Për fat të keq, rafineria nuk ka funksionuar që nga viti 2012. 

“Është e mbyllur, aktualisht po kryhet detektimi dhe presim që shumë shpejt të marrim informacion nga udhëheqësia e Oktës nëse dhe në çfarë kohe rafineria mund të vihet në punë”, theksoi kryeministri Mickoski. fc/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR