Mbape: Ronaldo gjithmonë ka qenë shembull për mua, më jep këshilla dhe më ndihmon
- Sulmuesi i Realit të Madridit, Kilian Mbape, foli për raportin e tij me ish sulmuesit e "Mbretërve" Kristiano Ronaldo.
- Post By Besnik Shuki
- 12:49, 13 tetor, 2025
Madrid, 13 tetor 2025 (MIA) - Sulmuesi i Realit të Madridit, Kilian Mbape, foli për raportin e tij me ish sulmuesit e "Mbretërve" Kristiano Ronaldo.
"Ai gjithmonë ka qenë shembull për mua. Kam fat pasi bisedojmë, ai më këshi llon dhe më ndihmon. Ronaldo është numër një, pikë referimi për Realin e Madridit. Njerëzit ende ëndërrojnë për Kristianon dhe flasin për të", tha Mbape në intervistë për "Movistar".
Këtë sezon, Mbape ka luajtur 13 ndeshje për Realin e Madridit në të gjitha garat, ka shënuar 15 gola dhe ka dy asistime. bsh/
Foto: EPA