• e hënë, 08 qershor 2026

Mbape nuk është në përbërjen e Realit për ndeshjen kundër Barcelonës, Çuameni mund të luajë

Mbape nuk është në përbërjen e Realit për ndeshjen kundër Barcelonës, Çuameni mund të luajë

Madrid, 10 maj 2026 (MIA) - Sulmuesi i Realit të Madridit, Kilian Mbape nuk është përfshirë në ekip për ndeshjen kundër Barcelonës në xhiron e 35-të të La Ligës, kumtoi pres shërbimi i klubit.

Francezi 27-vjeçar nuk ka luajtur as në xhiron e kaluar me Espanjolin për shkak të lëndimit.

Mesfushori i Realit të Madridit, Orelien Çuameni, megjithatë është përfshirë në skuadër. Paraprakisht u publikua se ai ka pasur një zënkë fizike me bashkëlojtarin Federiko Valverde në stërvitje. Konflkti rezultoi me lëndim traumatik në trurin e uruguajanit, i cili, si dhe Mbape, nuk do të luajë në El Klasiko.

Gjashtë lojtarë tjerë po ashtu nuk do të jenë të qasshëm për trajnerin Arbeloa. Ata janë Arda Gjuler, Ferland Mendi, Eder Militao, Rodrigo, Dani Karvahal dhe Dani Sebalos.

El Klasiko luhet sonte në ora 21:00. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR