• e martë, 17 nëntor 2026

Mask përsëri i bëri thirrje Zelenskit të tërhiqet nga posti i presidentit

Mask përsëri i bëri thirrje Zelenskit të tërhiqet nga posti i presidentit

Uashington, 15 tetor 2026 (MIA) - Multimiliarderi amerikan Ilon Mask përsëri i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodimir Zelenskit të tërhiqet nga posti. 

"Është koha që Zelenski të shkojë, pa tërheqjen e Volodimir Zelenskit do të vazhdojnë vrasjet masive", njoftoi Mask në X. 

Rrjeti satelitor i Mask ka një rol kyç në konfliktin ruso-ukrainase, veçanërisht për komunikimin e frontit. 

Ukraina më herët njoftoi se i është kufizuar përdorimi i shërbimeve satelitore të kompanisë "SpejsX" (SpaceX), gjë që ka penguar funksionimin e dronëve dhe mbrojtjes ajrore të Kievit. 

Mask pretendon se çdo ngadalësim i rrjetit është pasojë e veprimeve të qeverisë amerikane dhe jo e kompanisë së tij "SpejsX". 

Mask theksoi se shërbimi "Starshild" (Starshield) është i dedikuar për armatën dhe Ukraina e përdor atë për operacionet e saj në front dhe për mbrojtje, ndërsa "Starlink" është i dedikuar për qëllime civile. Të dyja shërbimet janë pjesë e sistemit satelitor të zhvilluar nga "SpejsX". qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR