• e shtunë, 28 shtator 2024

Marinakis: Është një oksimoron që njëra palë t'i kërkojë tjetrës të shkojë deri në fund, nga momenti kur nuk respektohet emri erga omnes

Marinakis: Është një oksimoron që njëra palë t'i kërkojë tjetrës të shkojë deri në fund, nga momenti kur nuk respektohet emri erga omnes

Athinë, 13 qershor 2024 (MIA) - Është oksimoron që njëra palë t'i kërkojë tjetrës të shkojë deri në fund, pasi nuk janë marrë metrat e parë, që i referohen të parës dhe parësore, erga omnes për emrin, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, në brifingun e sotëm për media duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina për deklaratën e mandatarit për përbërjen e Qeverisë Hristijan Mickoski se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet dhe të zbatohet edhe nga fqinji jugor.

"Kur ka një marrëdhënie që duhet të përfundojë nga dy palë, mendoj se është pak oksimoron që njëra palë t'i kërkojë tjetrës të përfundojë rrugën, kur nuk i kanë bërë as metrat e parë. Së pari dhe më kryesorja është emri erga omnes. Kjo është diçka që nëse nuk e shohim të manifestuar nga të gjitha aspektet nga Maqedonia e Veriut, ne nuk do ta përfundojmë këtë rrugë dhe kjo nënkuptohet. Sigurisht që do të ishte e dëmshme për vendin tonë nëse do të mendonim të ndiqnim një taktikë tjetër", tha Marinakis i pyetur nga MIA për detyrimet që ka pala greke dhe të cilat i referohen jo vetëm memorandumeve, por, për shembull edhe tabelave në autostradat e vendit.

Zëdhënësi i Qeverisë greke shtoi se ata "i shprehën qëllimet e tyre Maqedonisë së Veriut në të gjitha mënyrat dhe nivelet" dhe ritheksuan edhe një herë se edhe pse e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë ende "Marrëveshjen e Prespës si një marrëveshje të keqe", do të respektojnë dhe ta zbatojnë sipas "logjikës së vazhdimësisë së shtetit".

"Maqedonia e Veriut, në fillim, duhet të respektojë gjërat themelore të Marrëveshjes dhe pastaj të kalojmë rrugën. Nëse kjo nuk ndodh, ne nuk do të nxitojmë dhe do të jemi gati më shumë se sa na dikton interesi kombëtar", shtoi Marinakis. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR