• e hënë, 17 nëntor 2025

Maria Korina Maçado fituese e Çmimit Nobel për paqe për vitin 2025

Maria Korina Maçado fituese e Çmimit Nobel për paqe për vitin 2025

Oslo, 10 tetor 2025 (MIA) - Komiteti i Nobelit kumtoi se fituese e Çmimit Nobel për paqe për vitin 2025 është liderja opozitare e Venezuelës, Maria Korina Maçado.

"Ajo e fitoi Çmimin Nobel për paqe për luftën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike të popullit të Venezuelës dhe për luftën e saj për tranzicion të drejtë dhe të qetë nga diktatura drejt demorkacisë", ceket në kumtesën e Komitetit.

"Çmimi për vitin 2025 shkon tek një luftëtare e guximshme dhe e përkushtuar për paqe, tek një grua që e mban flakën e demokracisë në kohë të errësirës në rritje", shtoi Komiteti në arsyetim.

Në të ceket edhe se "si lidere e Forcave demorkatike në Venezuelë, Maria Korina Maçado paraqet një prej shembujve më mbresëlënës të guximit qytetar në Amerikën Latine".

"në kohë të fundit, zonja Maçado u bë figurë kyçe e bashkimit në opozitën e dikurshme me ndarje të thella politike - opozitë që gjeti bazë të përbashkët në kërkesën për zgjedhje të lira dhe pushtet përfaqësues", ceket në kumtesën e Komitetit të Nobelit. ab/

fotо: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR