• e mërkurë, 28 gusht 2024

Maqedonia e Veriut bashkë me gjashtë vende anëtare të BE-së do të realizojë projektin trevjeçarë për njohuritë në tranzicionin e gjelbër dhe digjital

Maqedonia e Veriut bashkë me gjashtë vende anëtare të BE-së do të realizojë projektin trevjeçarë për njohuritë në tranzicionin e gjelbër dhe digjital

Dojran i Vjetër, 27 gusht 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut së bashku me Portugalinë, Spanjën, Italinë, Holandën, Gjermaninë dhe Greqinë do të realizojnë projekt trevjeçarë për njohuritë në tranzicionin e gjelbër dhe digjital “SEBCoVE – Smart Electricity for Buildings” financuar nga Komisioni Evropian me një buxhet total prej tre milionë euro.

Në panelin që mbahet sot në Dojranin e Vjetër dhe që shënon fillimin e projektit në vendin tonë, përveç organizatave partnere të projektit SEBCoVE - Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Emkice QIK, morën pjesë edhe ministrat e Administratës Publike, Goran Minçev, ai i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe i Transformimit digjital, Stefan Andonovski, si dhe përfaqësues të shumë ambasadave në vend, profesor eminent nga vendi dhe jashtë vendit dhe kryetarët e komunave nga rajoni planor Juglindor. 

Sipas ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, zbatimi i këtij projekti ofron një mundësi për të përmirësuar standardet e sektorit publik duke integruar kompetenca të reja, të avancuara në trajnimin dhe edukimin e punëtorëve.

"Një nga prioritetet tona është mbështetja e plotë e procesit të edukimit dhe trajnimin e administratës publike. Edukimi i punonjësve tanë është kritikë për menaxhimin e suksesshëm të mjeteve dhe zgjidhjeve të reja digjitale. Ne do të fokusohemi në organizimin e trajnimeve cilësore dhe efektive të cilat do të mundësojnë që punonjësit në sektorin publik të jenë të gatshëm për sfidat që do të lindin nga epoka digjitale", theksoi ministri Minçev. 

Për ministrin e Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prania e tre ministrave të Qeverisë është dëshmi se pushteti qendror nuk harron në iniciativën lokale dhe i mbështet. 

"Ky projekt përveç ndërtimit ka një rëndësi të madhe edhe për transformimin digjital të vendit. Si Ministri e Transformimit Digjital dhe si Qeveri, fokusi ynë serioz është digjitalizimi në të gjitha fushat e jetesës, sepse ndërtesat menaxhohen nga sisteme gjithnjë e më komplekse, ato ndërtesa nuk janë thjesht asfalt, çimento, beton dhe armaturë, ato janë sisteme inteligjente të menaxhimit, sisteme ftohjeje dhe ngrohjeje, të cilat menaxhohen nëpërmjet internetit, këto janë sisteme që menaxhohen përmes sensorëve dhe këto ndërtesa moderne sot janë shumë më tepër se një ndërtesë e thjeshtë dhe janë domethënëse për jetën tonë, të cilat janë gjithnjë e më shumë digjitale", tha Andonovski. 

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, theksoi se procesi i digjitalizimit po lëvizë përpara dhe mundë të bëjë ndryshime pozitive në zhvillimin e komunave, por edhe të shtetit. 

"Pres që ky projekt, në të cilin, përveç neve marrin pjesë edhe gjashtë shtete të tjera anëtare të BE-së, për të dhënë një impuls të fortë për rritje dhe zhvillim më të zgjuar dhe më të shpejtë dhe aftësi dhe njohuri të reja. Garancia për qëndrueshmërinë e projektit në vendin tonë është përcaktimi politik dhe strategjik i shprehur qartë, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Vetëqeverisja lokale e cila ofron shërbime të rëndësishme për qytetarët, është hallkë e rëndësishme në atë proces", theksoi ministri Perinski.

Kryetari i Këshillit për zhvillim të rajonit planor juglindor, Sllave Andonov, theksoi se ky rajon njihet për burimet e pasura natyrore dhe potencialet energjetike, por përballet me sfida kur bëhet fjalë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin digjital. 

Edhe pse, partnerët e projektit janë një nga më të mirët në teknologjitë e reja dhe për transformimin digjital në BE me autoritetet lokale, ndërsa pjesëmarrësit e ngjarjes nga K4I dhe Archers janë think-thank në Parlamentin Evropian me deputetë të BE-së dhe komisarë të BE-së.

Për më tepër, në këtë ngjarje marrin pjesë edhe drejtori i Qendrës Shkencore Tesla nga Nju Jorku (Tesla Science Center Neë York) dhe kryetari i shoqatës së përshpejtuesve dhe investitorëve në teknologjitë digjitale të qytetit të Nju Jorkut.

Motoja e projektit është "Shkaqet e dijes", që nënkupton bashkëpunimin trepalësh të sektorit akademik, publik dhe privat është një kornizë konceptuale që përfaqëson ndërveprimin dhe integrimin e tre komponentëve kryesorë: arsimit, kërkimit dhe inovacionit. Ky model thekson ndërlidhjen dhe forcimin e ndërsjellë të këtyre elementeve për të nxitur rritjen ekonomike, përparimin social dhe krijimin e një ekonomie të bazuar në njohuri. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR