"Maneken pis" në Bruksel me kostum popullor të Maqedonisë me rastin e 8 shtatorit
- Me rastin e Ditës së Pavarësisë- 8 shtatori, sot statuja e famshme "Maneken pis" në qendër të Brukselit u vesh me kostumin tradicional popullor të Maqedonisë.
- Post By Fami Bajrami
- 23:16, 8 shtator, 2026
Bruksel, 8 shtator 2026 (MIA) - Me rastin e Ditës së Pavarësisë- 8 shtatori, sot statuja e famshme "Maneken pis" në qendër të Brukselit u vesh me kostumin tradicional popullor të Maqedonisë.

Ceremonia filloi në Bashkinë e Brukselit, ku Shefi i Misionit të përhershëm të Maqedonisë në BE, ambasadori Zulfi Ismaili dhe një përfaqësues i autoriteteve lokale të Brukselit mbajtën fjalime.
Aktiviteti përfshiu një prezantim të kostumit, i ndjekur nga dorëzimi zyrtar i tij nga ambasadori Ismaili te kryetari i Bashkisë së Brukselit, Filip Klose.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të jetës shoqërore dhe kulturore të Brukselit dhe diasporës së Maqedonisë dhe misioneve diplomatike në Belgjikë, përfshirë përfaqësuesin e përhershëm të vendit në NATO, ambasadorin Orhan Murtezani dhe ambasadoren në detyrë në Belgjikë, Suzana Mehmedi.

Kjo u përcoll nga një proces që barti kostumin nga ndërtesa e Këshillit të Qytetit, e vendosur në sheshin Grand plaz, deri te shatërvani dhe statuja "Maneken pis", ku statuja ishte veshur me kostumin e Maqedonisë.

Edhe pse simbolik, ky akt është gjithashtu një mundësi për t'ia prezantuar trashëgiminë kulturore të Maqedonisë, Evropës.

Statuja, e lartë 55 centimetra u ndërtua në nder të një djali i cili sipas legjendës e shpëtoi Brukselin nga një zjarr duke shuar fitilin e një eksplozivi që digjej duke urinuar mbi të. Kjo është arsyeja pse statuja prej bronzi e një djali me një qëndrim të palëkundur është një pasqyrim i një karakteri libertarian, të pavarur dhe rebel.
Foto: ambasada e RMV-së