Mali i Zi i pari në Evropë për konsumin e antibiotikëve, paralajmërojnë ekspertët
- Mali i Zi është në krye të Evropës për konsumin e antibiotikëve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt dhe i parregullt i këtyre barnave e përshpejton zhvillimin e rezistencës antimikrobike dhe i bën infeksionet gjithnjë e më të vështira për t'u trajtuar - transmetoi MINA.
- Post By Sara Ademi
- 14:47, 11 maj, 2026
Podgoricë, 11 maj 2026 (MIA) - Mali i Zi është në krye të Evropës për konsumin e antibiotikëve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt dhe i parregullt i këtyre barnave e përshpejton zhvillimin e rezistencës antimikrobike dhe i bën infeksionet gjithnjë e më të vështira për t'u trajtuar - transmetoi MINA.
Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi dhe SINMED, të dorëzuara në agjencinë MINA, tregojnë se konsumi mesatar i antibiotikëve në vend është 50-të për qind më i lartë se mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave për vitin 2024, konsumi i përgjithshëm i antibiotikëve ka qenë 30,83 doza ditore të përshkruara në njëmijë banorë, që është më lartë madje edhe nga niveli në Greqi, që tradicionalisht është mes vendeve me përdorim më të madh të antibiotikëve në BE.
Nga SINMED paralajmërojnë se Mali i Zi është midis vendeve evropiane me nivel më të lartë të rezistencës antimikrobike. Sipas ekspertëve, përdorimi i tepërt dhe joadekuat i antibiotikëve është një nga arsyet kryesore për përhapjen e bakterieve rezistente ndaj trajtimit.
Nga Instituti për Shëndet Publik theksojnë se konsumi i lartë kërkon qasje të koordinuar dhe multidisiplinare për kufizim të problemit. Sipas të dhënave të institutit, në vend janë regjistruar nivele të larta të rezistencës te disa patogjene të rëndësishëm, duke përfshirë antibiotikët bazë dhe rezervë, që përdoren në raste më të rënda.
Komisioni Ndërdisiplinor për Luftimin e Rezistencës Antimikrobike në Ministrinë e Shëndetësisë të Malit të Zi ka përgatitur një program për kontrollin e rezistencës bakteriale për periudhën 2026 - 2028, raporton MINA.
Dokumenti parashikon fushata kombëtare për nxitjen e përdorimin racional të antibiotikëve dhe kufizimin e rezistencës.
Edhe krahas të dhënave shqetësuese, statistika e Institutit për shëndet publik tregon një rënie të caktuar të numrit të antibiotikëve në institucionet shëndetësore publike. Vitin e kaluar janë dhënë 750 receta për një mijë banorë, krahasuar me 803 në vitin 2024, 800 në vitin 2023 dhe 838 në vitin 2022.
Ekspertët paralajmërojnë se rezistenca e antibiotikëve tashmë bëhet një nga sfidat më serioze për mjekësinë moderne sepse çon në një trajtim më të vështirë, qëndrim më të largët në spital dhe rrezik më të madh nga komplikimet dhe vdekshmëria. sa/
foto: arkivi