• e hënë, 16 nëntor 2026

Makroni thërret takim krize për shkak të protestave në mbarë Francën

Makroni thërret takim krize për shkak të protestave në mbarë Francën

Paris, 6 tetor 2026 (MIA) – Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka thirrur takim urgjent për sonte për të diskutuar valën e fundit të trazirave mes protestave në rritje për kushtet në shkollat ​​franceze, bëjnë të ditur mediat lokale.

Pritet të marrin pjesë kryeministri Sebastian Lekorni, ministri i Brendshëm Loran Nunjez dhe ministri i Arsimit, Eduar Zhefre, njofton televizioni BFMTV dhe gazetat Mond dhe Le Parisien.

Makroni deri më tani ka qëndruar larg reagimit të qeverisë ndaj protestave në shkolla të cilat filluan një javë më parë.

Gjatë një dite kombëtare protestash të martën, demonstrata u mbajtën në Paris dhe disa qytete të tjera të mëdha. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, morën pjesë 256.000 njerëz.

Vetëm në Paris, rreth 56.000 njerëz iu bashkuan marshit të protestës. Sindikatat e arsimit vlerësuan numrin e pjesëmarrësve në të gjithë vendin në 450,000.

Qeveria është e shqetësuar se protestat e studentëve, të cilat ndonjëherë janë bërë të dhunshme, mund të përhapen në pjesë të tjera të shoqërisë të nxitura nga çmimet e larta të karburantit dhe kostoja në rritje e jetesës. Lëvizja "Jelekët e verdhë" e nxitur nga shqetësime të ngjashme e mbajti Francën në trazira për pjesën më të madhe të vitit 2019.

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR