Makroni e hodhi poshtë idenë e Trampit për Putinin si ndërmjetësues në paqe
- Presidenti francez Emanuel Makron mbrëmë deklaroi se Rusia nuk ka kredibilitet për të ndërmjetësuar në konfliktin mes Izraelit dhe Iranin, siç ka propozuar presidenti amerikan Donald Tramp.

Paris, 16 qershor 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron mbrëmë deklaroi se Rusia nuk ka kredibilitet për të ndërmjetësuar në konfliktin mes Izraelit dhe Iranin, siç ka propozuar presidenti amerikan Donald Tramp.
Në intervistën për Ej-Bi-Si Njuz dje, Trampi tha se është i hapur për mundësinë që Vladimir Putini ta marrë rolin e ndërmjetësuesit mes Izraelit dhe Iranit. Makroni qartë e hodhi poshtë një ide të tillë.
"Nuk besoj se Rusia, e cila aktualisht është e përfshirë në një konflikt me intensitet të lartë dhe me vite e injoron Kartën e KB-së, mundë të jetë ndërmejtësues", tha Makron. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s