• e shtunë, 14 nëntor 2026

Makroni bën thirrje për përmbajtje derisa protestat në shkollat franceze vazhdojnë

Makroni bën thirrje për përmbajtje derisa protestat në shkollat franceze vazhdojnë

Paris, 7 tetor 2026 (MIA) – Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ndjeshmëri gjatë një takimi të krizës ndaj valës së protestave në shkollat ​​e mesme dhe universitetet, pasi qeveria druan se pakënaqësia për koston e jetesës mund të shpërthejë në demonstrata të reja masive të stilit të "Jelekverdhëve".

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Loran Nunjez informoi sot se policia do të ndalojë menjëherë përdorimin e bombave zhurmuese gjatë protestave të studentëve. Vendimi vjen pasi të hënën në veri të qytetit Lans, granata preu dorën e një djali 15-vjeçar e hedhur nga policia, duke shkaktuar një protestë më të gjerë publike mbi brutalitetin e policisë.

Kryeqyteti francez u godit përsëri nga bllokada të izoluara të shkollave të mesme dhe universiteteve këtë mëngjes, përfshirë edhe shkollën prestigjioze "Sians Po". Si masë paraprake, deri në 528 shkolla mbetën plotësisht ose pjesërisht të mbyllura. Sindikatat e arsimit kanë bërë thirrje për protesta të reja masive nesër, duke kërkuar kushte më të mira mësimi, pajisje dhe punësimin e stafit shtesë mësimdhënës".

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 266.000 njerëz morën pjesë në marshet protestuese të djeshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha, ndërsa sindikatat vlerësuan numrin e pjesëmarrësve në 450.000.

Autoritetet franceze druajnë se revolta studentore - e nxitur nga çmimet e larta të karburantit dhe kostoja e përgjithshme e jetesës - mund të përhapet në të gjithë sektorët e tjerë, ngjashëm me lëvizjen "Jelekët e verdhë" që paralizoi Francën në vitin 2019. Për shkak të kësaj, kryeministri Sebastien Lekornu për sonte ka njoftuar fjalim të jashtëzakonshëm kushtuar situatës në arsim, çmimeve të karburantit, krizës bujqësore dhe paqëndrueshmërisë financiare të vendit.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR