Makron: Bëhet e mundur paqja në Izrael, Gazë dhe rajon
- Presidenti francez Emanuel Makron në mëngjes e ka përshëndetur lirimin e pengjëve të gjallë izraelitë nga ana e lëvizjes Hamas dhe deklaroi se kjo e hap rrugën për paqe në Izrael, Gazë dhe rajon.
- Post By Besnik Shuki
- 11:59, 13 tetor, 2025
Paris, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron në mëngjes e ka përshëndetur lirimin e pengjëve të gjallë izraelitë nga ana e lëvizjes Hamas dhe deklaroi se kjo e hap rrugën për paqe në Izrael, Gazë dhe rajon.
"E ndaj ndjenjën e gëzimit me familjet dhe me popullin izraelit, pasi shtatë pengjë sapo iu dorëzuan Kryqit të Kuq", ka shkruar Makron në Iks, pas arritjes në pushimoren egjiptiane Sharm el Sheik, ku merr pjesë në "Samitin për paqe" kushtuar gjendjes në Gazë.
Më vonë janë liruar edhe 13 pengj dhe Hamasi më nuk mban pengjë të gjallë. bsh/
Foto: EPA