Makarona të pjekura me mish pule dhe kërpudha
- Post By Sadete Nebi
- 09:42, 7 shtator, 2026
Drekë ose darkë e shpejtë dhe e lehtë, është po aq e shijshme e ngrohtë ose e ftohtë. Ushqimi është ideal sepse kombinon pjesën përbërse dhe ushqimin kryesor në një, përveç një sallate të thjeshtë të freskët, nuk keni nevojë për asgjë tjetër.
Përbërësit:
500 gram makarona sipas zgjedhjes suaj
300 gram fileto pule
300 gram kërpudha të freskëta
300 ml krem gatimi
1 katrr lëng pule
1 domate e madhe
1 qepë e kuqe
200 gram djathë Gouda
erëza sipas dëshirës
vaj ulliri, majdanoz i grirë
Përgatitja:
Zieni makaronat në një tenxhere të madhe me ujë të vluar me kripë. Ruajni 150 ml nga uji i zierjes së makaronave. Kullojini makaronat dhe lërini mënjanë. Tretni një katror supë pule në 200 ml ujë të vluar. Pritini fileton e pulës në katrorka të vogla dhe marinojeni me erëza sipas dëshirës. Skuqni qepën e grirë imët në një tigan me vaj ulliri të nxehtë, pastaj shtoni pulën. Kur mishi të jetë gjysmë e zier, shtoni kërpudhat e grira. Pasi kërpudhat të kenë lëshuar lëngun e tepërt, hiqeni tenxheren nga zjarri. Vendosni makaronat e ziera në një enë pjekjeje, shtoni mishin e pulës dhe kërpudhat dhe përziejini ngadalë. Shtoni sipër domate të freskëta të grira. Hidhni kremin e gatimit, ujin e ruajtur të makaronave dhe përzierjen e lëngut të pulës. Hidhni djathë Gouda të grirë dhe majdanoz të freskët të grirë. Piqeni në 180–200°C për rreth 30 minuta.
Servirja:
Priteni në feta, servireni të ngrohtë me një sallatë sipas zgjidhjes suaj dhe shijojeni. Ju bëftë mirej!
FOTO: Magnific