• e premte, 27 shtator 2024

Madiq: Këshilli Gjyqësor ka legjitimitetin dhe integritetin e tij në veprim

Madiq: Këshilli Gjyqësor ka legjitimitetin dhe integritetin e tij në veprim

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) -  Nuk do të komentoj qëndrime dhe vendime të gjykatave sepse kjo është ndërhyrje e ekzekutivit në pushtetin gjyqësor, deklaroi zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq lidhur me deklaratën për presionet e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, dhe veprimin e Këshillit Gjyqësor.

Para seancës së tretë të grupit punues për zbatimin e reformave në legjislacionin zgjedhor që sot po mbahet në Klubin e deputetëve, Madiqi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse këshilli gjyqësor aktual  ka kredibilitet  në përgjithësi të hetojë  për presione politike, së fundmi te kryetarja e Gjykatës Supreme, tha se të gjitha organet që janë zgjedhur nga ana e Kuvendit, përfshirë edhe Këshillin Gjyqësor, në veprim kanë legjitimitet, integritet dhe mund të veprojnë. 

 "Ne shohim se në muajt e fundit Këshilli Gjyqësor vepron, merr vendime unanimisht, po lëvizin proceset", shtoi ajo.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, dje nuk u paraqit në takimin në Këshillin Gjyqësor, e cila u iniciua pas intervistës së saj në media në të cilën deklaroi se ka pasur presione. 

 Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev dje deklaroi se Këshilli funksionon dhe punon për t'i mbrojtur gkatatësit dhe për këto arsye dhe motive, siç tha, është detyrë e tyre dhe kanë kërkuar që të kenë takim që të bisedojnë me kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.

 "Jemi në dispozicion për çdo gjykatës, qoftë nga Gjykata Supreme apo ndonjë gjykatë tjetër, ta hapim atë diskutim dhe të vendosemi në funksion të mbrojtjes së gjykatësve", tha Georgievi.

Foto:MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR