Më shumë shi në Ohër, më ftohtë në Kodrën e Diellit
- Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Ohër, ndërsa më ftohtë mëngjesi e sotëm ishte në Kodrën e Diellit ku janë matur katër gradë. Sipas raportit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, më ngrohtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Veles ku janë matur 14 gradë në orën 8:00.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:54, 19 maj, 2026
Shkup, 19 maj 2026 (MIA) - Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Ohër, ndërsa më ftohtë mëngjesi e sotëm ishte në Kodrën e Diellit ku janë matur katër gradë. Sipas raportit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, më ngrohtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Veles ku janë matur 14 gradë në orën 8:00.
Për sot meteorologët parashikojnë reshje të dendura lokale të shiut , më të dendura në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ku pritet të bien mbi 20 litra për metër katror. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 13, ndërsa maksimalja nga 16 deri 24 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme. Do të ketë erë mesatare deri të fortë veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 23 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s