Më shumë se 40 persona të lënduar pasi treni doli nga binaret në Francën veriperëndimore
- Të paktën 44 persona u lënduan, nga të cilët një grua më rëndë, kur një pjesë e trenit rajonal me rreth 180 pasagjerë mbrëmë doli nga binaret ndërmjet Ruan dhe Kanes në Francën veriperëndimore, njoftoi BFMTV duke cituar autoritetet lokale.
- Post By Sara Ademi
- 09:39, 12 shtator, 2026
Paris, 12 shtator 2026 (MIA) - Të paktën 44 persona u lënduan, nga të cilët një grua më rëndë, kur një pjesë e trenit rajonal me rreth 180 pasagjerë mbrëmë doli nga binaret ndërmjet Ruan dhe Kanes në Francën veriperëndimore, njoftoi BFMTV duke cituar autoritetet lokale.
Sipas televizionit, treni u përplas me një objekt të paidentifikuar. Njëri vagon u përmbys, ndërsa katër të tjerë dolën nga binaret.
Ministri francez i Transportit, Filip Tabaro, fillimisht deklaroi se janë lënduar rreth 20 persona.
Fatkeqësia ndodhi rreth orës 19:30 sipas kohës lokale, që shkaktoi ndërhyrje emergjente të përmasave të mëdha, transmetoi DPA. sa/