• e premte, 20 shtator 2024

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më shumë shi në Shkup

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më shumë shi në Shkup

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Më ftohtë gjatë mëngjesit ka qenë në Kodrën e Diellit, shtatë gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më së shumti shi ka rënë në Shkup, 16 litra për metër katror.

Siç informojnë nga DPHM-ja, deri në orën 08:30 është matur 9 gradë në Berovë dhe Lazaropole, 10 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 12 në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Ohër, 13 në Prilep dhe Manastir, 14 në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë. Tetovë, Vinicë, Kavadar, 15 në Gjevgjeli, Shtip dhe Demir Kapi, si dhe 16 në Shkup, Petrovec dhe Veles.

Deri në orën 8:00 kanë rënë 14 litra për njësi sipërfaqe në Pozharanë, 10 në Kriva Pallankë, 8 në Kodër të Diellit, 7 në Tetovë, 6 në Kumanovë, 5 në Lazaropole, 4 në Hanet e Mavrovës, 2 në Manastir dhe Dibër, si dhe një në Pretor, Krushevë, Berovë dhe Topolçan.

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do te jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite të përcjella me bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR