• e martë, 11 nëntor 2025

Lutkov: Shtëpia e kulturës në Çento do të jetë funksionale deri në fund të vitit, deri në vitin 2028-të Shkupi do të ketë edhe disa qendra kulturore

Lutkov: Shtëpia e kulturës në Çento do të jetë funksionale deri në fund të vitit, deri në vitin 2028-të Shkupi do të ketë edhe disa qendra kulturore

Shkup, 10 tetor 2025 (МИА) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski sot kryen inspektim në rikonstruksionin e Shtëpisë së kulturës "11 Tetori" në lagjen Çento të Shkupit. 

Objekti i cili nuk funksionin që nga vitet 1985 - 1986, tani, me rikonstruksionin, duhet të marrë një pamje moderne dhe të bëhet qendër për organizimin e llojeve të ndryshme të manifestimeve kulturore. 

Siç njoftuan Lutkov dhe Stefkovski, Shtëpia do të jetë energjetikisht efikase, në tri nivele, me një skenë për rreth 180 shikues, ndërsa do të ketë galeri, zyra, dhoma për grim, bibliotekë, si dhe zgjidhje inkluzive (ashensor të veçantë dhe toalete të adaptuara për personat me nevoja të veçanta). Pritet të jetë në përdorim deri në fund të këtij viti.  

"Jam i kënaqur nga dinamika e punës. Rikonstruksioni, adaptimi dhe sanimi po zhvillohen me intensitet të shpejtë dhe është në fazën përfundimtare. Për gjashtë muaj përmes 60 për qind e aktiviteteve ndërtimore në këtë objekt janë përfunduar. Jam veçanërisht falënderues që si Qeveri vendosëm që përmes thirrjes për investime kapitale për komunat të ndihmojmë kudo ku ka pasur shtëpi të tilla të shkatërruara dhe të harruara të kulturës, t’i rindërtojmë, t’u mundësojmë qytetarëve që këto vende të bëhen urbane, të vizitohen dhe të kenë një numër të madh aktivitetesh kulturore. Shpresoj që deri në fund të vitit objekti do të përfundohet. Për thirrjen për Shtëpinë janë miratuar rreth 86 milion denarë, ndërsa deri tani janë lëshuar rreth 60 milion denarë që është një për qindje e madhe dhe kjo jep shpresë se deri në fund të vitit aktivitetet do të përfundojnë", deklaroi ministri pas inspektimit. 

Sipas kryetarit të komunsë, Shtëpia e kulturës është me rëndësi të jashtëzakonshme për komunën.

 "Më shumë se 50 vjet ky objekt ishte pikë e zezë e territorit të Gazi Babës. Aktualisht po ndërtojmë një Shtëpi sipas të gjitha standardeve evropiane, energjetikisht efikase dhe inkluzive. Ajo shtrihet në 1,000 metra katrorë, ndërsa për rikonstruksionin e saj janë parashikuar rreth 86 milionë denarë. Jam i bindur se me dinamikën në terren, objekti do të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit", theksoi Stefkoski.

Ai theksoi se komuna e Gazi Babës do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme dhe njoftoi rikonstruksion të plotë të Shtëpisë së kulturës në vendbanimin Kolonia e Re. 

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Gazi Babës kanë nënshkruar Marrëveshje për financimin e projektit përmes formacioneve kapitale për komunat, me vlerë prej 87.514.771 denarë. Deri në fund të shtatorit, janë realizuar 53.684.718 denarë.  

Ministri Lutkov në këtë rast informoi se aktualisht po punohet në 16 - 18 projekte kapitale në komunat e gjithë vendit, disa nga të cilat janë edhe në Shkup.

"Me këtë po tregojmë se deri në vitin 2028 Shkupi do të ketë katër ose pesë qendra multifunksionale kulturore të gatshme për të pritur mysafirët për Shkupin – Kryeqyteti Europian i Kulturës në vitin 2028, ndërsa me këtë do të ringjallen edhe të gjitha vendbanimet dhe qytetet më të vogla që kanë pasur objekte të tilla të braktisura", tha Lutkov. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR