• e mërkurë, 28 gusht 2024

Lutkov: Është formuar komision që punon në rastin me keqpërdorimim e kartelës zyrtare, keqpërdorime ka edhe në investimet kapitale

Lutkov: Është formuar komision që punon në rastin me keqpërdorimim e kartelës zyrtare, keqpërdorime ka edhe në investimet kapitale

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Më vjen keq që ministrja paraprake e Kulturës guxoi të dalë dhe t'i mohojë konstatimet për keqpërdorime të parave buxhetore, sepse me këtë e mohon institucionin të cilin e ka udhëhequr. Ka shumë keqpërdorime jo vetëm në pjesën e shpenzimit të parave të popullit në kartelën zyrtare, por ka edhe abuzime të mëdha dhe punë joligjore edhe në pjesën e investimeve kapitale. Ngadalë do të dalin në pah", deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

Ai gjatë vizitës së tij në BUP "Shën Klimenti i Ohrit", duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me gjoja keqpërdorimet e parave të buxhetit nga minstrja paraprake Bisera Kostadinovska-Stojçevska gjatë udhëtimeve zyrtare, potencoi se është formuar grup pune, që punon në këtë rast. Ka raport çka dhe si është shpenzuar.

Është formuar grup pune. Si ministër i Kulturës dhe Turizmit kur e marr detyrën, kërkoj llogaridhënie për atë që është punuar në të kaluarën. Kërkova llogari në dy vitet e gjysmë të fundit derisa ka qenë ajo ministre, sepse po ndërmarr post, dua të di se si është gjendja. Kam bërë shumë grupe pune, të cilët punojnë në shumë procese", tha Lutkov.

Një grup pune është, diç theksoi që të zhbllokohen proceset në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, sepse kanë ekzistuar mjete që janë shpenzuar. Sipas ministrit, pasoja të rënda mund të ketë në procese të caktuara, të cilat i ka ndërmarrë ministrja në dy vitet e gjysmë të fundit.

Siç theksoi, atë që e prezanton VMRO-DPMNE është vetëm pjesë e informacioneve me të cilat disponojnë.

Pas kësaj, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hapi lëndë pas zërave që të vërtetohen konstatimet për keqpërdoprime të parave buxhetore nga ana e e ish-ministres.   Kryetarja e Komisionit antikorruptues Tatjana Dimitroska në një deklaratë për MIA-n thotë se sot do ta dërgojnë kërkesën për sigurimin e dokumentacionit.

Kostadinovska-Stojçevska në konferencën për shtyp theksoi se do të përgjigjet nëse vërtetohet parregullsi, ndërsa në të kundërtën paralajmëroi padi kundër VMRO-DPMNE-së. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR