Luis Enrike mbetet në PSZH deri në vitin 2030
- Kampioni evropian PSZH e ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin e tij Luis Enrike deri në vitin 2030. Vazhdimi i kontratës u njoftua para duelit të djeshëm me Monakon (humbja e PSZH në shtëpi me 1:2).
Paris, 5 shtator 2026 (MIA) - Kampioni evropian PSZH e ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin e tij Luis Enrike deri në vitin 2030. Vazhdimi i kontratës u njoftua para duelit të djeshëm me Monakon (humbja e PSZH në shtëpi me 1:2).
Kontrata e Enrikes skadoi në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit po e zgjasin bashkëpunimin, veçanërisht pasi skuadra nga Parisi mbrojti titullin e kampionit të Evropës.
Enrike u ul në bankinën e PSZH-së në korrik të vitit 2023, si dhe ka fituar tre tituj në Francë.
Kampioni francez i ka vazhduar kontratat edhe me disa lojtarë, si Zhoao Neves, Vilian Paço, Lukas Beraldo, Senik Mejulu dhe Fabian Ruiz. mb/
Foto: EPA