LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar
- Për festën shtetërore, në bulevardet e Tetovës mungon flamuri shqiptar, ndërsa vendoset simboli i Diellit të Verginës me 16 rreze, flamur që përdoret nga qarqet nacionaliste maqedonase dhe është i ndaluat.
- Post By Fami Bajrami
- 17:59, 8 shtator, 2026
Tetovë, 8 shtator 2026
Për festën shtetërore, në bulevardet e Tetovës mungon flamuri shqiptar, ndërsa vendoset simboli i Diellit të Verginës me 16 rreze, flamur që përdoret nga qarqet nacionaliste maqedonase dhe është i ndaluat.
Kjo nuk është më çështje dekorimi. Është çështje përgjegjësie politike dhe ligjore.
Marrëveshja e Prespës, neni 8(3), përcakton detyrimin për të mos përdorur më simbolin e ish-flamurit kombëtar dhe për ta hequr nga vendet dhe përdorimet publike.
Ndërkohë, përdorimi i flamurit të komunitetit në komunat ku ai është shumicë parashikohet nga ligji.
Atëherë, Bilall Kasami dhe VLEN-i, përgjigjuni:
❓ Kush e autorizoi vendosjen e Diellit të Verginës në bulevardet e Tetovës?
❓ Pse u anashkalua flamuri shqiptar?
❓ Mbi çfarë baze ligjore u bë kjo zgjedhje?
Dhe pyetja që duhet t’ua bëjnë të gjithë shqiptarët:
VLEN, ÇFARË ÇMIMI PO PAGUANI PËR KËTË PUSHTET?
Flamurin që ligji e obligon e anashkaloni, ndërsa simbolin për të cilin ekzistojnë detyrime ndërkombëtare e vendosni në hapësirën publike!
Dilni dhe jepni përgjigje. Tetova nuk është vend për standarde të dyfishta!
Arlind Murtezani, këshilltar komunal, Lidhja Shqiptare