LPF: Shkupi dhe Bashkimi sot pasdite e luajnë ndeshjen e vetme
- Ekipet e Shkupit dhe Bashkimit sot pasdite (fillimi në orën 16:30) do ta luajnë duelin e vetëm të programit të sotëm të xhiros së 6-të të Ligës së parë futbollistike. Ky është dueli i dy ekipeve të plasuara në fund të tabelës, njëherit edhe dy ekipe të cilat janë pa fitore në pesë ndeshjet e luajtura. Shkupi ka tre pikë, ndërsa Bashkimi është pa pikë.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:52, 5 shtator, 2026
Shkup, 5 shtator 2026 (MIA) - Ekipet e Shkupit dhe Bashkimit sot pasdite (fillimi në orën 16:30) do ta luajnë duelin e vetëm të programit të sotëm të xhiros së 6-të të Ligës së parë futbollistike. Ky është dueli i dy ekipeve të plasuara në fund të tabelës, njëherit edhe dy ekipe të cilat janë pa fitore në pesë ndeshjet e luajtura. Shkupi ka tre pikë, ndërsa Bashkimi është pa pikë.
Në duelet e luajtuira dje fituan ekipet mysafire. Tikveshi e mposhti ekipin e Shkëndijës Tetovë me 3:1, përderisa Shkëndija Haraçinë festoi fitore në Shtip kundër Bregallnicës.
Xhiroja do të kompletohet të hënën me ndeshjet Struga Trim Lum - Sileksi dhe Vardari - Arsimi. ab/
Foto: FFM