• e enjte, 29 gusht 2024

Lokalizohet zjarri në afërsi të hekurudhës në Kisella Vodë

Lokalizohet zjarri në afërsi të hekurudhës në Kisella Vodë

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Është lokalizuar zjarri në afërsi të stacionit hekurudhor dhe stacionit të autobusëve në Shkup, ku digjej bar i thatë mes traversave të hekurudhës. Zjarri është në hapësirë ​​të hapur, prapa SHMQSH “Dimitar Vllahov” në Shkup, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

"Shërbimet janë në terren, Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri, policia dhe banorët e shtëpive në atë pjesë, informoi QMK-ja.

Brigada për mbrojtje kundër zjarrit sot intervenoi edhe për shkak të djegies së mbeturinave dhe barit të thatë në Rruga e Kaçanikut pranë Vizbegut.



Pesë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse sot nga ora 12:00 kanë intervenuar në një zjarr në një zonë të pacaktuar në atarin e fshatit Sonje dhe Dobri Dol të komunës së Sopishtës. Nga zjarri është përfshirë bimësia e ulët, ndërsa QMK-ja thekson se situata aktualisht është nën kontroll.

QMK bën me dije se zjarret po shuhen nga ajri dhe nga toka. ls/

Foto: QMK 

 

QËNDRONI TË LIDHUR