• e shtunë, 14 nëntor 2026

Lekorni: Franca do të lirojë 10 milionë fuçi dizel

Lekorni: Franca do të lirojë 10 milionë fuçi dizel

Paris, 7 tetor 2026 (MIA) - Kryeministri francez Sebastian Lekorni sot deklaroi se Franca do të "lirojë dhjetë milionë fuçi naftë nga rezervat e saj strategjike" gjatë tre muajve të ardhshëm, gjë që pritet të çojë në një "rënie të çmimit të naftës prej 10 deri në 18 centësh".

Lekorni deklaroi edhe se presidenti francez Emanuel Makron po “zhvillojë një sërë takimesh diplomatike” për të vendosur “rezerva strategjike” të naftës, transmeton Figaro.

Ai deklaroi se i kuptonte kërkesat për ulje të tatimeve, por kujtoi se më shumë se 70 miliardë euro u shpenzuan gjatë epidemisë kovid-19 për të ndihmuar popullsinë dhe se borxhi kombëtar vazhdon të rritet.

Duke folur për rritjen ekonomike, Lekorni tha se beson që qëllimi i qeverisë është të ulë deficitin publik në pesë për qind.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR