• e enjte, 15 tetor 2026

Lavrovi nuk e sheh BE-në si një partner të përshtatshëm për negociatat e paqes

Lavrovi nuk e sheh BE-në si një partner të përshtatshëm për negociatat e paqes

 Moskë, 19 qershor 2026 (MIA) - Ministri ris i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov nuk e sheh Bashkimin Evropian si një partner të përshtatshëm për negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, raportojnë agjencitë botërore.

 Në një tekst të publikuar nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme, Lavrovi deklaroi se qëllimi i vërtetë i liderëve evropianë nuk është të negociojnë me Rusinë, por të mbështesin udhëheqjen ukrainase.

 "Qëllimi është të mbështetet regjimi (i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski) dhe ta ruhet si një trampolinë për vazhdimin e konfliktit me Rusinë", thuhet në deklaratë.

 Një përfaqësues i Bashkimit Evropian konfirmoi se në javët e fundit ka pasur kontakte të shkurtra diplomatike që synojnë krijimin e kanaleve të komunikimit me Moskën, por pa negociata thelbësore.

 Në tekstin e tij, Lavrovi ka vlerësuar edhe se "një Evropë e bashkuar ende ëndërron për zgjerim", veçanërisht të NATO-s dhe BE-së drejt kufijve rusë, duke shtuar  se me Evropën  nuk mund të ketë dialog si me një vëzhgues neutral.

 Ai paralajmëroi gjithashtu për sulme të mundshme bërthamore reciproke me "pasoja katastrofike" në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

 Marrëdhëniet midis Moskës dhe Brukselit janë tendosur rëndë që nga aneksimi i pjesëve të Ukrainës nga Rusia në vitin 2014, ndërsa praktikisht të ngrira që nga ndërhyrja ushtarake në vitin 2022.

 Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR