Lavrov: Rusia është e gatshme për negociata për zgjidhjen e çështjes ukrainase
- Ministri për Punë të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov tha sot se vendi i tij është gati për negociata për të zgjidhur çështjen ukrainase dhe shtoi se bisedimet me SHBA-në mbi këtë temë kanë qenë të dobishme.
- Post By Fami Bajrami
- 17:24, 8 shtator, 2026
Moskë, 8 shtator 2026 (MIA) – Ministri për Punë të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov tha sot se vendi i tij është gati për negociata për të zgjidhur çështjen ukrainase dhe shtoi se bisedimet me SHBA-në mbi këtë temë kanë qenë të dobishme.
Sipas tij, administrata e Trampit që nga fillimi kishte si dëshirën ashtu edhe aftësinë për të parë shkaqet rrënjësore të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, informon "Sputnik".
Ai vlerëson se Bashkimi Evropian po i bën më të vështira negociatat dhe gjetjen e një zgjidhjeje të besueshme afatgjate.
Presidenti rus Vlladimir Putin u takua të shtunën në Kremlin me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner.
Foto: EPA