• e martë, 27 gusht 2024

Lavrov: Raportet mes Moskës dhe Parisit janë në nivelin më të ulët

Lavrov: Raportet mes Moskës dhe Parisit janë në nivelin më të ulët

Moskë, 27 gusht 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov deklaroi sot se raportet mes Moskës dhe Parisit janë në nivelin më të ulët.

"Marrëdhëniet mes Moskës dhe Parisit janë në nivelin më të ulët, ndër të tjera për shkak të qëndrimit që Parisi e ka marrë për çështjet për lirinë e shprehjes, lirinë e përhapjes së informacioneve dhe në përgjithësi për respektimin e profesionit të gazetarëve shumë para ngjarjeve aktuale", tha ai në konferencën për shtyp në Moskë, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me arrestin e themeluesit të Telegramit, Pavel Durov në Francë, transmeton agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

Biznesmeni rus është arrestuar në aeroportin Burzh të shtunën, kur ka dalë nga aeroplani privat, i cili gjoja ka qenë duke udhëtuar nga Azerbajxhani. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR