LAMM: Trafiku transportues drejt vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme riorientohet tek pompa e benzinës Dizel
- Sot nga ora 11:44, trafiku transportues drejt vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme riorientohet afër pompës së benzinës Dizel, informon LAMM.
- Post By Melahat Baftija
- 12:37, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (JMIA) - Sot nga ora 11:44, trafiku transportues drejt vendkalimit kufitar Bllacë e Poshtme riorientohet afër pompës së benzinës Dizel, informon LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA