Lajen: BE-ja dhe India deri në fund të vitit zyrtarisht do të nënshkruajnë marrëveshjen për tregti të lirë
- Bashkimi Evropian zyrtarisht do të nënshkruajë marrëveshjen historike tregtare me Indinë deri në fund të vitit, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
- Post By Ramize Qamili
- 18:46, 17 qershor, 2026
Bruksel, 17 qershor 2026 (MIA) - Bashkimi Evropian zyrtarisht do të nënshkruajë marrëveshjen historike tregtare me Indinë deri në fund të vitit, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
"Që nga përfundimi i kësaj marrëveshjeje historike tregtare, kemi vepruar shpejt për të përmbushur angazhimet tona. Do të nënshkruajmë një marrëveshje të tregtisë së lirë deri në fund të vitit", publikoi Lajen në platformën Iks.
India dhe BE-ja në janar përfunduan negociatat për një marrëveshje që do të hapte rrugën për tregti të lirë të mallrave midis 27 shteteve anëtare dhe Nju Delhit, saktësisht për të zvogëluar varësinë e tyre nga SHBA-ja.
Nënshkrimi deri në fund të vitit mund të lejojë që marrëveshja të hyjë në fuqi në vitin 2027.
Sipas BE-së, marrëveshja duhet të dyfishojë eksportet e BE-së në Indi deri në vitin 2032 me heqjen ose uljen e doganave për 96,6 për qind, gjë që do t'u lejojë kompanive evropiane të kursejnë katër miliardë euro në dogana. rq/
Foto: EPA