• e mërkurë, 07 tetor 2026

Lëvizja Arbëria shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për zhvillimet në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Arbëria shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për zhvillimet në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkup, 16 shtator 2026 

Kosova sot po përballet me një moment të rëndë, që kërkon dinjitet, përgjegjësi dhe unitet. Sot askush nga ne nuk guxon të lejojë që historia e Kosovës të njolloset nga një farsë pseudo- gjyqësore dhe e padrejtë.

Tani nuk është koha për kalkulime të ngushta politike, interesa partiake apo protagonizëm individual. Sot shqiptarëve u duhet BASHKIM, UNIFIKIM DHE NJË QËNDRIM I PËRBASHKËT! U duhet një OFENSIVË DIPLOMATIKE e koordinuar, serioze dhe e fuqishme, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët politike, diplomatike, juridike dhe kombëtare për të kërkuar drejtësi në shkallën e Apelit.

Përballë një procesi që ngre shqetësime të thella dhe një padrejtësie kaq të madhe, nuk mund të ketë dhjetëra zëra që flasin veçmas, as interesa partiake që e dobësojnë reagimin kombëtar. Kur bëhet fjalë për UÇK-në dhe sakrificën e popullit të Kosovës, përçarja nuk guxon të jetë përgjigjja jonë!

Për vite me radhë, organizimet në mbështetje të UÇK-së janë shfrytëzuar nga individë dhe struktura të ndryshme për interesa politike. KJO DUHET TË NDALOJË! UÇK-ja nuk mund të jetë dekor për karrierë politike, as tribunë për protagonizëm personal. Lufta e saj për liri dhe sakrifica e dëshmorëve janë më të mëdha se çdo parti, individ apo interes elektoral. Sot kërkohet NJË ZË, NJË QËNDRIM, NJË VEPRIM I KOORDINUAR.

Kosova dhe shqiptarët duhet ta kthejnë këtë moment në një angazhim të fuqishëm diplomatik, të bashkërenduar me institucionet e Kosovës, faktorin politik shqiptar dhe miqtë ndërkombëtarë. Nuk mjaftojnë deklaratat dhe reagimet e çastit. Nevojiten veprime konkrete, argumente të fuqishme dhe angazhim i vazhdueshëm në të gjitha nivelet. Sepse drejtësia nuk kërkohet vetëm me fjalë në sheshe. Drejtësia kërkohet me UNITET, DIPLOMACI, ARGUMENTE DHE VEPRIM!

Liria e Kosovës është realitet i ndërtuar mbi sakrificën e një populli. Ajo histori nuk mund të fshihet, as nuk mund të mohohet.

Historia e Kosovës nuk mbyllet me një aktgjykim të padrejtë!

LIRIA NUK GJYKOHET! DREJTËSIA DUHET TË TRIUMFOJË!

Lëvizja Arbëria 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR