Kuvendi: Mbështetja holandeze është e rëndësishme për integrimin evropian të vendit
- Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, Venko Filipçe, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, dhe deputetët Ivanka Vasilevska dhe Igor Zdravevski u takuan me një delegacion holandez, të udhëhequr nga Helene Baker, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës dhe drejtoreshë e Përgjithshme për Bashkëpunim Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës.
- Post By Ramize Qamili
- 18:27, 7 tetor, 2026
Shkup, 7 tetor 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, Venko Filipçe, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, dhe deputetët Ivanka Vasilevska dhe Igor Zdravevski u takuan me një delegacion holandez, të udhëhequr nga Helene Baker, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës dhe drejtoreshë e Përgjithshme për Bashkëpunim Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës.
Siç informuan nga shërbimi për shtyp, Filipçe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Mbretëria e Holandës për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit evropian dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, median e pavarur, mbrojtjen e kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe sigurimin e një gjyqësori të pavarur.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën e sigurisë në Bashkimin Evropian, Planin për Rritje për Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë dhe përfitimet e tregut të përbashkët evropian.
Në takim u konfirmua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe mbështetja e mëtejshme për reformat që synojnë harmonizimin e vendit me standardet evropiane.
Foto: Kuvendi