Kush u vra në sulmin izraelit ndaj Iranit? Komandantë ushtarakë, shkencëtarët bërthamorë...
- Sipas mediave shtetërore iraniane, në operacionin izraelit që synonte përparimin e programit bërthamor të Iranit, janë vrarë disa zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Sipas mediave shtetërore iraniane, në operacionin izraelit që synonte përparimin e programit bërthamor të Iranit, janë vrarë disa zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë.
Deri më tani është konfrimuar vdekja e këtyre personave:
- Hosein Salami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC)
- Golamali Rashid, komandant i shtabit të përgjithshëm Hatam-al Anbija
-Ferejdun Abasi, shkencëtar bërthamor dhe ish-kreu i Organizatës iraniane për energji bërthamore
-Mohamad Mehdi Tehran@i, fizikant bërthamor i lidhur me programin e zhvillimit të armëve bërthamore të Iranit
-Mohamed Bageri, shef i shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Iranit
Gjithashtu, sipas burimeve iraniane, Ali Shamkani, një këshilltar i lartë i Liderit suprem ajatollah Ali Hamnei, është plagosur rëndë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s