• e mërkurë, 25 shtator 2024

Kurti: Sulmi në Banjskë ishte një akt terrorist i agresionit kundër integritetit territorial të Kosovës

Kurti: Sulmi në Banjskë ishte një akt terrorist i agresionit kundër integritetit territorial të Kosovës

Prishtinë, 24 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Banjskë deklaroi se sulmi i vitit të kaluar nga një grup i armatosur i serbëve vendas ndaj policisë së Kosovës në këtë fshat ishte “akt terrorist i agresionit kundër integritetit territorial të Kosovës" dhe se ata që qëndrojnë pas këtij sulmi, janë "të përgatitur për një konflikt më të gjerë dhe më të gjatë", njoftoi Beta.

Kurti vlerësoi se ngjarjet në Banjskë të 24 shtatorit të vitit të kaluar paraqesin “plan për të sulmuar Kosovën”, pas të cilit, sipas tij, qëndrojnë formacionet paraushtarake, terroriste të financuara dhe të drejtuara nga Serbia.

“Ky ishte një agresion kundër sovranitetit të shtetit, integritetit territorial, paqes, sigurisë dhe kushtetutshmërisë”, tha Kurti pasi zbulumit të tabelës në Banjskl me emrin e rrugës që mban emrin e Afrim Bunjakut, policit i cili u vra në konfliktin e armatosur në këtë fshat në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës dje ka vendosur që një rrugë në fshatin Banjskë të emërohet me emrin e policit të vrarë në konfliktin e armatosur më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe kolegët e tij ishin në vendin e ngjarjes ku formacionet paraushtarake, terroriste të udhëhequra nga Serbia dhe të cilat më parë kishin importuar shumë armë për një konflikt më të gjerë dhe më të gjatë, po përgatisnin kurthin për të vrarë policët tanë. Nga konfiskimi i armëve dhe municionit nga policia në Zveçan dhe më gjerë, rezulton se është konfiskuar një sasi më e madhe e armëve”, tha Kurti.

Në një konflikt të armatosur në Banjskë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa është plagosur një pjesëtar i policisë së Kosovës. Gjatë shkëmbimit të zjarrit vdiqën edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur akuza kundër Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë të dyshuar për terrorizëm, larje parash dhe financim terrorizmi, si dhe për “krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. ls/

Foto: Skrinshot nga KosSev

 

QËNDRONI TË LIDHUR