• e mërkurë, 22 korrik 2026

Kubilius: BE-ja ka nevojë për një intergim më të madh në tregun e mbrojtjes

Kubilius: BE-ja ka nevojë për një intergim më të madh në tregun e mbrojtjes

Paris, 17 qershor 2026 (MIA) - Një treg më i integruar i mbrojtjes në Bashkimin Evropian do të përforconte industrinë e mbrojtjes së BE-së dhe do t'u mundësonte qeverive të blejnë më shumë pajisje ushtarake evropiane, deklaroi komisari i Mbrojtjes, Andrius Kubilius. 

Ai i një konference për mbrojtjen në Paris deklaroi se kjo do të ndihmonte ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të rriteshin dhe të inovoheshin, siç kanë bërë kompanitë ukrainase vitet e fundit. 

Sipas tij, kjo do ta bënte industrinë evropiane të mbrojtjes më konkurruese në nivel global. 

"Kjo do t’i lejonte Evropës të prodhonte më shumë, të inovonte më shumë dhe të tejkalonte Rusinë, në mënyrë që të mund të mbroheshim, të pengonim agresionin dhe të ruanim paqen", theksoi Kubilius. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR