• e premte, 27 shtator 2024

Kthesë në zgjedhjet rajonale në Gjermani: E djathta ekstreme është e gatshme për triumfin e saj më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Kthesë në zgjedhjet rajonale në Gjermani: E djathta ekstreme është e gatshme për triumfin e saj më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Berlin, 2 shtator 2024 (MIA) - "Alternativa për Gjermaninë" është gati të bëhet forca e parë politike e ekstremit të djathtë që ka fituar në zgjedhjet rajonale në Gjermani pas Luftës së dytë botërore, tregojnë rezultatet paraprake nga zgjedhjet e djeshme rajonale në provincën Turingia.

Alternativa për Gjermaninë fitoi 33,2 për qind nga votat në Turingi, një epërsi të qartë ndaj Unionit Kristian Demokrat (CDU), i cili doli i dyti me 23,6 për qind të votave, tregojnë rezultatet paraprake të publikuara dje nga media ZDF.

Në varësi të asah se sa deputetë saktësisht do të ketë AfD në Turingi, ajo mundet, nëse merr mjaftueshëm përfaqësues në parlamentin rajonal, të bllokojë vendimet që kërkojnë një shumicë prej dy të tretash në parlament. Në këtë mënyrë, partia mund të luajë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në parlamentin e ri rajonal, pavarësisht hezitimit të forcave të tjera politike për të krijuar një koalicion me të.

Alternativa për Gjermaninë mund të bllokojë emërimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë të sigurisë në Turingi, i cili udhëhiqet nga përfaqësuesi i saj më ekstrem dhe më i diskutueshëm, Bjorn Hoke.

Në Saksoni, provincë tjetër gjermane që mbajti zgjedhjet rajonale dje, rezultatet paraprake tregojnë se CDU është në vendin e parë me 31,5 për qind të votave – vetëm 1,1 për qind përpara Alternativës për Gjermaninë. CDU ka “sunduar” në Saksoni që nga viti 1990.

Kryeministri konservator i Saksonisë, Majkëll Kreçmer, tha se performanca e fortë e ekstremit të djathtë është rezultat i politikave të qeverisë së koalicionit në nivel federal.

"Ka një mungesë të madhe besimi në politikë dhe kësaj duhet t'i jepet fund. Ne kemi nevojë për një stil të ri politik në Berlin”, tha Kreçmer.

"Ky është një rekuiem për koalicionin. Koalicioni duhet të pyesë veten nëse mund të vazhdojë të qeverisë," tha bashkëkryetarja e Alternativës për Gjermaninë Alisa Vajdell për koalicionin e Olaf Sholc. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR