• e enjte, 15 tetor 2026

KSHZ: Janë dorëzuar gjashtë lista të kandidatëve për kryetar të Komunës së Bërvenicës

KSHZ: Janë dorëzuar gjashtë lista të kandidatëve për kryetar të Komunës së Bërvenicës

 Shkup, 13 shtator 2026 (MIA) -  Sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, bëri të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

 Sipas KSHZ-së, janë dorëzuar gjithsej gjashtë lista të kandidatëve, katër prej të cilave janë nga koalicione dhe dy nga grupe votuesish.

 "Për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës janë paraqitur gjithsej 6 lista të kandidatëve, nga të cilat katër lista janë paraqitur nga një koalicion dhe dy lista nga një grup votuesish: Kandidati Jovica Radeski është kandidat për kryetar të Koalicionit për Zgjedhje të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës të vitit 2026 të udhëhequr nga LSDM - UNIONI SOCIAL DEMOKRATIK I MAQEDONISË - LSDM, Partia e Re Socialdemokrate - PRSD, Partia për Veprim Demokratik të Maqedonisë dhe Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve - PPDR, E Djatha; Jakup Useini - kandidat i KOALICIONIT VLEN; Stojanço Radiçeski - kandidat i KOALICIONIT "MAQEDONIA JOTE"; Arkin Jahiji - kandidat i ALEANCËS KOMBËTARE PËR INTEGRIM - AKI; Arife Idrizi - kandidate e GRUPIT TË VOTUESVE - ARIFE IDRIZI dhe Dushan Bogdanovski kandidat i Grupit të Votuesve DUSHAN BOGDANOVSKI", theksojnë nga KSHZ-ja.

Zgjedhjet për kryetar të Bërvenicës, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i shpalli për më 18 tetor, ndërsa do të mbahen pasi më 23 qershor të vitit 2026 në moshën 58 vjeçare ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR