KSHPK-ja diskutoi për disa raportime për shkelje të procesit zgjedhor, seanca vazhdon pas pauzës
- Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e 23-të të sotme, ndër të tjera, diskutoi dhe veproi për më shumë çështje që lidhen me procesin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e 23-të të sotme, ndër të tjera, diskutoi dhe veproi për më shumë çështje që lidhen me procesin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri, e shpjegoi raportimin me pretendime për shkelje të dyshuara të procesit zgjedhor kundër Partisë së Pensionistëve në Probishtip, në të cilën theksohet se ajo po e mashtron publikun se po garon me një listë të pavarur kandidatësh për anëtarë të Këshillit Komunal. KSHPK vendosi se nuk ka bazë për veprim dhe se Komisioni Shtetëror Zgjedhor është kompetent për këtë, përkatësisht se KSHZ-ja vlerëson mënyrën dhe procedurën për dorëzimin dhe përcaktimin e listave të kandidatëve.
Anëtarët e KSHPK-së diskutuan edhe një raport për dyshim për sjellje të paligjshme në procesin zgjedhor dhe fushatën zgjedhore nga një drejtor i një shkolle fillore, i cili, sipas raportit, po ushtron presion mbi punonjësit përmes një aplikacioni celular me qëllim që ata të marrin pjesë në ngjarjet partiake, si dhe po i kërcënon punonjësit që janë me kontratë se kontratat e tyre nuk do të vazhdohen nëse nuk marrin pjesë në ngjarjet partiake. KSHPK-ja raportin tashmë e ka dorëzuar në komisionin kompetent për monitorimin e parregullsive gjatë zgjedhjeve, deri në Prokurorinë Publike të RMV-së. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s