• e mërkurë, 28 gusht 2024

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostandinovski në takim me ambasadorin turk Fatih Ulusoj

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostandinovski në takim me ambasadorin turk Fatih Ulusoj

 Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, d.r Darko Kostandinovski dje realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoj, në të cilën u shpreh kënaqësia e përbashkët për nivelin e arritur të bashkëpunimit ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, i cili përfaqëson një segment të rëndësishëm në bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh të dy vendeve. 

 Siç njoftuan sot nga Gjykata Kushtetuese, konfirmim për përmirësim të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave është takimi i paralajmëruar dypalësh në nëntor në Ankara.

 

Ambasadori Ulusoj, përshëndeti prioritetet e përcaktuara nga kryetari i Gjykatës gjatë mandatit të tij. Në të njëjtën kohë, ka shprehur shpresë se të njëjtat do të kenë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në përpjekjen e Gjykatës për të kontribuar në rritjen e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit. qa/

Foto: Gjykata Kushtetuese

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR