KRRE: Çmime të reja të karburanteve nga mesnata, benzina shtrenjtohet për tre denarë, dizeli për gjashtë denarë
- Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE) ka marrë vendim për ritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 5,88 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm të 13 korrikut të vitit 2026.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:20, 20 korrik, 2026
Shkup, 20 korrik 2026 (MIA) - Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE) ka marrë vendim për ritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 5,88 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm të 13 korrikut të vitit 2026.
Çmimet e reja, siç u njoftuan nga KRRE, do të jenë të vlefshme nga 21 korriku i vitit 2026 në orën 00:01.
Rritja më e madhe e çmimit do të jetë për dizelin, çmimi i së cilës do të rritet për gjashtë denarë për litër dhe nga sonte në mesnatë do të shitet për 94 denarë për litër.
Benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen për nga tre denarë. Nga 21 korriku, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 90 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 92 denarë për litër.
Rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, çmimi i të cilit do të rritet për shtatë denarë dhe do të arrijë në 93 denarë për litër.
Çmimi i ri i mazutit M-1 NS do të jetë 45.373 denarë për kilogram, që paraqet një rritje prej 3.205 denarë.
Nga KRRE informojnë se rritja e çmimeve është rezultat i rritjes së çmimeve referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, të cilat, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, u rritën te benzinat për 9,003 për qind, te dizeli për 14,963 për qind, te vaji ekstra i lehtë për 13,2 për qind dhe te mazuti për 10,686 për qind.
Në llogaritjen e është zbatuar edhe vendimi i Qeverisë për uljen e akcizës për benzinat për 1 denar për litër dhe për dizelin për 2 denarë për litër.
Nga KRRE përmendin se çmimet e përcaktuara janë maksimale, ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë mund të formojnë edhe çmime më të ulëta për derivatet individuale të naftës dhe karburantet e transportit.
Fotografia: Arkivi i MIA-s