Kristall Pallasi dhe Rajo Valekano në finalen e Ligës së konferencës
- Ekipet e Kristall Pallasit nga Anglia dhe Rajo Valekanos nga Spanja do të luajnë në finalen e Ligës së konferencës e caktuar më 27 maj në Lajpcig.
- Post By Fami Bajrami
- 09:02, 8 maj, 2026
Londër, 8 maj 2026 (MIA) – Ekipet e Kristall Pallasit nga Anglia dhe Rajo Valekanos nga Spanja do të luajnë në finalen e Ligës së konferencës e caktuar më 27 maj në Lajpcig.
Ekipi i Premier ligës, Kristall Pallas edhe në ndeshjen kthyese siguroi fitore kundër Shahtjorit me rezultatin 2:1 dhe eliminoi rivalin e tyre me rezultat të përgjithshëm 5:2. Pallasi kaloi në epërsi me një autogol të Pedro Henrikes në minutën e 25-të, ndërsa Eginaldo barazoi në minutën e 34-të. Rezultatin përfundimtar 2:1 e vendosi Ismaila Sar në minutën e 52-të.
Rajo Valekano arriti gjithashtu fitore 1:0 si mysafir kundër Strasburgut në ndeshjen kthyese. Shënuesi i golit të vetëm ishte Alemao në minutën e 42-të.
Foto: EPA